LAJMI I FUNDIT:

“Aguero, sulmuesi më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier – më i mirë se Henry dhe Shearer”

“Aguero, sulmuesi më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier – më i mirë se Henry dhe Shearer”

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Ligës Premier, sipas ish-lojtarit anglez, Shaun Wright-Phillips.

Sulmuesi argjentinas ka qenë një figurë e rëndësishme gjatë gjithë kohës së tij në Etihad Stadium, pasi u transferua në Angli nga Atletico Madrid për 38 milionë funte në vitin 2011.


Vetëm pesë futbollistë kanë shënuar 20 e më shumë gola në tri sezone radhazi në histori të Ligës Premier (Foto)
Lexo po ashtu Vetëm pesë futbollistë kanë shënuar 20 e më shumë gola në tri sezone radhazi në histori të Ligës Premier (Foto)

Duke shtuar shtatë gola në lojën e tij të shquar këtë sezon, Aguero tani është vetëm një gola larg për të barazuar rekordin e klubit të Eric Brook me 176 gola.

Wright-Phillips beson se arritjet e tij, që përfshijnë dy tituj të Ligës Premier, e bëjnë 29-vjeçarin më të mirin ndonjëherë, pavarësisht nga konkurrenca e ashpër për një kurorë të tillë nga Alan Shearer dhe Thierry Henry.

Henry: Vetëm një sulmues i klasit botëror luan në Ligën Premier
Lexo po ashtu Henry: Vetëm një sulmues i klasit botëror luan në Ligën Premier

“Ka patjetër një argument se Sergio Aguero është sulmuesi më i mirë ndonjëherë i Ligës Premier”, ka thënë fillimisht Wright-Phillips për 888sport.

“Nëse ai qëndron i aftë (i palënduar) gjatë gjithë vitit, ai rrit shanset e Cityt për të fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve”.

“Ai është një finalizues i madh dhe ai gjithmonë lufton shumë për ekipin”.

“Unë mendoj se Kun mund të shënojë lehtë tridhjetë gola këtë sezon. Sidomos në formën që ai është tani, kjo do të ishte një punë e lehtë për të”, përfundoi ish-mesfushori anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori