Aguero sot nënshkruan me Cityn?

Sulmuesi i Atletico Madrid është cak i kamotshëm i Roberto Mancinit. Por urgjenca e menaxherit për të siguruar argjentinasin 23-vjeçar u shtua kur Carlos Tevez tha se dëshiron të largohet nga City.
Aguero, i cili është i martuar me vajzën e legjendës Diego Maradona, pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore sot para se të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare të vlefshme 170 mijë funte në javë.
Lojtari ka bërë 175 paraqitje për Atletico dhe ka shënuar 74 gola. Ai po ashtu ka shënuar 13 gola për ekipin senior të përfaqësueses të Argjentinës.
Transferimi i Agueros është një shtytje e madhe për Cityn, që mposht rivalët italianë si Juventus dhe Inter Milan, si dhe gjigantin spanjoll Real Madrid garën për sulmuesin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/07/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































