LAJMI I FUNDIT:

Agollit iu plotësua ëndrra për të luajtur në Ligën e Kampionëve

Agollit iu plotësua ëndrra për të luajtur në Ligën e Kampionëve

Ansi Agolli, kapiteni i Shqipërisë, ka provuar të luajë në Europian vitin që kaloi, ndërkohë që këtë vit iu plotësua një tjetër ëndërr dhe me Karabakun luan në grupet e Ligës së Kampionëve.

Lojtari i krahut të majtë ishte në fushë kundër Romës, ndeshje debutuese për të në këto nivele dhe në një prononcim që ka bërë në Supersport.


“Ishte ndeshja ime e parë në grupe. Është një emocion i madh të luash në këtë kompeticion mjaft të rëndësishëm të Europës dhe ndihem mjaft mirë. Dhashë maksimumin tim që ta ndihmoja skuadrën”.

“Emocionet? Është një ndjenjë mjaft e mirë, pasi të luaja në grupet e Champions League ka qenë një ëndërr e hershmja e imja. Mundohem të jap më të mirën nga ndeshja në ndeshje, ta luaj si finale dhe të ndihmoj ekipin, pasi vetëm kështu mund të japësh më të mirën”.

Pas ndeshjes me Maqedoninë për Agollin ka pasur një dëmtim, por tashmë ai e ka kaluar atë: “Besoj se e kam kaluar dëmtimin dhe dalëngadalë do marr edhe formën më të mirë. Ishte vetëm ndeshja e parë pas dëmtimit, ndërsa të dielën do të kemi një ndeshje të rëndësishme për kampionat për skuadrën tonë. Më pas do të mendoj për dy ndeshjet e Kombëtares, që janë mjaft të forta”.

Italia dhe Spanja janë dy ekipet me të cilët përballet Shqipëria më 6 dhe 9 tetor: “Janë dy ndeshje mjaft të vështira, sikurse e dini edhe ju që bëhet fjalë për dy skuadra mjaft të forta. Duhet të zbresim në fushë dhe të japim më të mirën. Nuk kemi asgjë për të humbur në këto dy përballje, veçse të fitojmë sa më shumë eksperiencë, të luajmë sa më shumë në grup dhe t’i shijojmë këto dy sfida, pavarësisht se përballe do kemi dy skuadra mjaft të forta”.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori