LAJMI I FUNDIT:

AGK: Të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit për t’i linçuar gazetarët

AGK: Të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit për t’i linçuar gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi për media ka dënuar siç thekson “keqpërdorimin e foltores së Kuvendit nga deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka me rastin e akuzave ndaj mediave dhe gazetarëve”.

AGK konsideron se fakti pse Zeka ka imunitet kur flet në foltore, nuk ja lejon atij që të sulmojë dhe akuzojë gazetarët sa herë që ai është në Kuvend.

“Deklarimi i sotëm i deputetit Milaim Zeka, për AGK-në përbënë keqpërdorim flagrant të institucionit të kuvendit. Zeka po e keqpërdor vazhdimisht imunitetin duke mos u kursyer në akuza dhe veprime të cilat më së paku i takojnë një deputeti”, thuhet në reagim.

AGK thekson se institucioni i Kuvendit gjithsecilit deputet do të duhej t’i shërbente për diskutimin e temave përmbajtjesore dhe jo si vend i shpërthimit në akuza të ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve.

AGK, kërkon nga NISMA për Kosovën që të distancohet nga veprimet e deputetit Zeka në tendencë për t’i treguar opinionit publik që si parti politike mbështetë mediat e lira dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

AGK, po ashtu dënon mosndërprerjen e fjalës së deputetit Milaim Zeka nga kryesuesi i seancës së sotme kur ky i fundit linçoi publikisht gazetarët Adriatik Kelmendi dhe Vehbi Kajtazi.

Asociacioni… kërkon nga kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli që në të ardhmen të mos lejohen deklarime të tilla që kanë për bazë keqpërdorimin e kuvendit si dhe të imunitetit për të linçuar mediat dhe gazetarët në vend.

Ndryshe, deputeti i Nismës, Milaim Zeka i cili po akuzohet nga prokuroria Sepciale për mashtrim me viza sot në seancën e Kuvendit ka fajësuar dy njerëz që e kanë hequr imunitetin e deputetëve.

Milaim Zeka tha se fajtorë për këtë janë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se është shqetësuese fenomeni dhe standardi i akuzave nëpër institucione, por edhe nëpër studio televizive.

Duke iu referuar një emisioni televiziv ai ka thënë se babai i njërit nga udhëheqësit të emisionit ka qenë gjyqtar në kohën e komunizmit, i cili ka dënuar shumë shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Kalo në kategori