LAJMI I FUNDIT:

AGK hap punimet e Kuvendit zgjedhor

AGK hap punimet e Kuvendit zgjedhor

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është duke e mbajtur Kuvendin zgjedhor, për të zgjedhur kryetarin dhe bordin e ri. Pas përfundimit të regjistrimit të gazetarëve, kryetari aktual i AGK-së, Zekirja Shabani ka filluar me hapjen e punimeve të Kuvendit zgjedhor të AGK-së.

Shabani tha se kur kishte marrë drejtimin e AGK-së mungonin dokumentet arkivat dhe çdo gjë tjetër që ajo të duket si organizatë.


“Sot AGK është partnere rajonale me një ekip menagjues dhe në pritje të projekteve. Jemi anëtarë të barabart me asociacionet e rajonit”, tha ai.

Ai tha se përkundër problemeve të financimit të AGK-së, Asociacioni ka arritur të shlyej obligimet ndaj të tjerëve.

Por tha se sfidat mbesin të mëdha dhe se presioni ndaj gazetarëve do të jetë i papranueshëm.

Fjalën e mori edhe shefi i misionit të OSBE-së, Jean Claude Shlumberger.

Kandidaturën për kryetar deri më tani e kanë shpallur Enis Veliu dhe Shkëlqim Hysenaj nga gazeta “Zëri”, si dhe Shkumbin Ahmetxhekaj nga RTK.