LAJMI I FUNDIT:

AGK del kundër Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, konsiderohet e rrezikshme për gazetarët

AGK del kundër Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, konsiderohet e rrezikshme për gazetarët

Projektligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, i cili po përgatitet nga Qeveria e Kosovës, po konsiderohet të jetë një nismë ligjore e rrezikshëm për gazetarët.

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar duke thënë së ky projektligj cenon rëndë liritë dhe të drejtat e gazetarëve dhe rrezikon burimet e tyre.


AGK po pretendojnë se ky projektligj parasheh dënime të larta me burgim edhe për gazetarë, në rast se publikojnë informacione të cilat mund t’i kasifikojë si sekrete një agjenci që krijohet nga ky projektligj.

AGK thotë se do të angazhohet që një pjesë e këtij projektligji të ndryshohet dhe të bëhet përjashtim nga ndjekja penale për gazetarët dhe burimet e tyre të informacionit.

AGK ka kërkuar nga sponzorizuesit e këtij projektligji, në këtë rast Qeveria dhe Zyra e Kryeministrit, që gazetarët, burimet e tyre dhe sinjalizuesit të përjashtohen nga sanksionet penale që parasheh ky projektligj.

Ky është reagimi i plotë i AGK-së:

PROJEKTLIGJI PËR MBROJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR po parasheh dënimin deri në 12 vjet burgim për ata që nxjerrin në publik informacione të klasifikuara.

Konkretisht, pika 3 e Nenit 71 e Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar parasheh që “Personi i cili publikon pa autorizim informacionin e klasifikuar sipas këtij ligji si “TEPËR SEKRET”, dhe cilido bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar, i cili nuk e mbron informacionin e klasifikuar siç kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim prej pesë (5) deri dymbëdhjetë (12) vjet”.

Ndaj një sanksioni të tillë penal, ky projektligj nuk përjashton as gazetarët dhe burimet/sinjalizuesit e tyre në rast të publikimit të ndonjë informacioni, i cili, mund të konsiderohet “TEPER SEKRET” apo i klasifikuar.

Një gjë e tillë duhet të jetë e papranueshme për ne gazetarët. Kjo do të cenonte drejtpërsëdrejti lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit.

Për më tepër, projektligji rrezikon burgosjen e gazetarëve për raportimet e tyre, të cilat shumë lehtë, një agjenci që krijohet në bazë të këtij ligji, mund t’i konsiderojë si “TEPER Sekrete” (për çfarëdo qëllimi).

Përveç kësaj, kjo nismë ligjore është në kundërshtim dhe duhet të harmonizohet me Projektligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Sipas projektligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, sinjalizuesit mbrohen nga çdo ndjekje penale apo civile për raportimin apo zbulimin e informacioneve që janë me interes të përgjithshëm.

Ky projektligj, po ashtu, do të ndikonte që gazetarët të humbin edhe burimet e tyre, pasi këta të fundit do të hezitonin të bashkëpunonin me gazetarë, sepse do të mundë të dënoheshin dhe të burgoseshin.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka dërguar në Qeveri komentet me shkrim ndaj këtij projektligji në kuadër të konsultimeve publike. Të njëjtat qëndrime rreth këtij projektligji janë paraqitur nga përfaqësuesi i AGK-së, të mërkurën, gjatë diskutimeve publike të organizuara nga komisioni për draftimin e projektligjit në fjalë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Personalisht, si anëtar i bordit të AGK-së, do të angazhohem maksimalisht që gazetarët të mos rrezikohen nga ky projektligj, duke i mbrojtur ata nga çfarëdo ndjekje ligjore që mund të parashohë ky projektligj, i cili në rast aprovimi do ta cenonte rëndë punën e gazetarëve në Kosovë.

Me mbështetjen e anëtarëve të tjerë të bordit dhe kryetares Gentiana Begolli do të angazhohemi deri në fund që ligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të bëjë përjashtim nga ndjekja penale për gazetarët, burimet/sinjalizuesit e tyre.

Qeveria e Kosovës, konkretisht Zyra e Kryeministrit si sponsorizuese e këtij projektligji, në hartimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar duhet të bëjë përjashtim për gazetarët nga sanksionet penale.

Nga ana tjetër, gazetarët, mediet dhe shoqëria civile duhet t’i bashkohen këtij reagimi dhe me shqetësim ta ngremë zërin dhe të mos lejojmë që ky projektligj të procedohet në Kuvend pa ndryshimet e ngritura më lart të cilat rrezikojnë punën tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori