Agjenti i Antonio Rudiger thuhet se ka telefonuar Real Madridin për t’i ofruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, duke zbuluar edhe kërkesën e tij për pagë.

Kontrata e Rudiger me klubin nga “Stamford Bridge” skadon në verë dhe Bluve nuk iu lejohen të negociojnë një marrëveshje të re me lojtarin derisa të ndryshojë pronësia e Chelseat.


Gjigantët e Ligës Premier nuk mund të aranzhojnë një marrëveshje të re me gjermanin për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike ndaj Roman Abramovich.

real madrid pull out of transfer race for antonio rudiger but chelsea still in crisis with three key defenders out of contract next summer including barcelona targets cesa scaled 1

Sipas Marca, agjenti i lojtarit ka telefonuar Real Madridin dhe i ka thënë gjigantëve të La Ligës se 29-vjeçari është i hapur për t'u transferuar në “Santiago Bernabeu” në verë, por po kërkon një marrëveshje katërvjeçare me paga 55 milionë euro, e cila përfshin edhe bonuse nënshkrimi.

Real Madridi nuk ka marrë ende një vendim për nënshkrimin e mundshëm të Rudiger, agjenti i të cilit gjithashtu u takua me drejtorët e Barcelonës disa javë më parë.

La Gazzetta dello Sport raportoi në shkurt se kalimi i Rudiger në Juventus ishte një punë e përfunduar, por nuk ka konfirmime të mëtejshme në lidhje me lëvizjen e mbrojtësit në Torino.

Modric Rudiger

Ish-ylli i Romës mbetet një objektiv për gjigantët e Serisë A, të cilët mund të kenë nevojë për një zëvendësim për Giorgio Chiellini nëse italiani del në pension ose transferohet në MLS në fund të sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app