LAJMI I FUNDIT:

Agjentët e FSB-së ruse qëllojnë për vdekje militantin e ISIS-it (Video, +18)

Agjentët e FSB-së ruse qëllojnë për vdekje militantin e ISIS-it (Video, +18)

Forcat ruse të sigurisë kanë qëlluar për vdekje të dyshuarin për terrorizëm, që dyshohet se ishte pjesëtarë i ISIS-it dhe synonte të kryente sulm në ndeshjen ku do të luaj Anglia në kampionatin botëror të futbollit.

Tre pjesëtarë të FSB-së ishin plagosur gjatë të shtënave me militantin e identifikuar si “luftëtar” në Nizhny Novgorod të Rusisë, transmeton Telegrafi.


Gjatë një kontrolli rutinor ai ishte ndalur dhe i është kërkuar t’ua tregoj letërnjoftimin, dhe në ato momente ai kishte filluar t’i gjuaj me AK-47.

Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke u strehuar në një apartament të marrë me qira.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet një burrë identiteti i të cilit nuk është zbuluar, duke qëndruar i vdekur në dysheme pasi kishte refuzuar t’ju dorëzohet pjesëtarëve të FSB-së.

Si rezultat i kësaj ai kishte shtënë me kallashnikov, ku menjëherë i janë përgjigjur forcat rusë të sigurisë duke e vrarë në vend.

Agjentët e armatosur deri në dhëmbë ishin futur në apartamentin e marrë më qira nga viktima, që është vetëm nëntë milje larg stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja e Anglisë. /Telegrafi/