LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për punësim e Maqedonisë: Nuk ka ndonjë keqpërdorim të automjeteve tona

Agjencia për punësim e Maqedonisë: Nuk ka ndonjë keqpërdorim të automjeteve tona

Agjencia për punësim e Maqedonisë (APM) bën të ditur se në tetor të vitit 2015 ka nënshkruar Marrëveshje me Ministrinë për punë dhe politika sociale, me të cilën ia le në shfrytëzim kësaj ministrie, mjetet teknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto mjete përfshihen edhe automjetet motorike zyrtare, përveç automjeteve që janë si donacion nga BE-ja.


Sipas njoftimit të APM-së, në institucionet përgjegjëse ka edhe dokumentacion që e vërteton një marrëveshje të tillë dhe nënkupton se nuk ka ndonjë keqpërdorim nga ana e APM-së.

Njoftimi i kësaj agjencie vjen pas aksidentit të zv. ministrit të punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, i cili ka shfrytëzuar veturë zyrtare të APM-së, për të cilën, ministresha Frosina Tashevska – Remenski thotë se është keqpërdorur./Telegrafi/

Frosina Tashevska – Remenski kërkon dorëheqjen e zv. ministrit Dime Spasov
Lexo po ashtu Frosina Tashevska – Remenski kërkon dorëheqjen e zv. ministrit Dime Spasov