LAJMI I FUNDIT:

Agim Çeku: E di ndjenjën e Haradinajt, e përjetova edhe vet

Agim Çeku: E di ndjenjën e Haradinajt, e përjetova edhe vet

Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, duke e komentuar arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e kupton si ndjehet Haradinaj pas kësaj ngjarje që i ka ndodhur.

Çeku ka theksuar për Telegrafin se ai bashkëndien me të parin e AAK-së, familjen e tij dhe opinionin publik, duke shtuar se “ pasi e kam përjetuar edhe vet, mund të them se është ndjenjë e keqe shumë”.


“Unë mendoj se ky fletarrest është cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut. Është fat për ne që tani kemi ambasada dhe institucione më të konsoliduara që e adresojnë këtë çështje dhe reagojnë shpejt. Duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë kjo praktikë e shtetit të Serbisë”, ka thënë Çeku.

Çeku ka thënë më tutje se është befasuar se ky arrestim ka ndodhur nga një shtet mik, siç është Franca.

“Besoj se edhe për Ramushin ka qenë krejt e pa paramenduar që mund t’i ndodhë kjo, sepse ndryshe nuk do të udhëtonte Shpresoj të lirohet dhe të jetë në mesin tonë”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori