LAJMI I FUNDIT:

Agani: Kundërshtarët e sotëm në parti, dikur më falënderonin në ministri (Video)

Agani: Kundërshtarët e sotëm në parti, dikur më falënderonin në ministri (Video)

Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka folur në Televizionin Rrokum për zhvillimet e fundit në partinë që ai drejton.

Ai ka thënë se deklarata kundër tij bën kryesisht sekretari i pezulluar, i cili sipas tij, vazhdon të dërgojë komunikata për media në emër të degëve dhe anëtarëve të PD-së, i cili edhe e ka uzurpuar këtë post.


“Në mbledhjen e 17 shtatorit është vërtetua pezullimi i tij, i cili ka ndodhë para një muaji”, ka sqaruar Agani.

Ai ka thënë se janë edhe disa kryetarë të degëve, të cilët po privatizojnë aktivitetet partiake, janë vetëm disa kryetarë të degëve dhe jo kryesi të degëve.

Agani ka deklaruar se kriza shoqërore ka bërë që te disa, interesi personal dominon mbi atë të përgjithshëm, dhe fatkeqsisht kjo i ka përfshi edhe disa anëtarë të PD-së, që kanë dëshmuar se i kanë këto dobësi.

“Ne kemi me ju dhënë mundësi për reflektim këtyre individëve”, ka thënë Agani.

“Asnjëherë s’kam pas fjalor urrejtës ose përjashtues ndaj individëve të tillë, as në të kaluarën as tash, edhe pse sulmet ndaj meje janë tepër të ulëta, por unë s’jam për me i mbyllë derën askujt”, deklaron ai.

“Këta që janë kundër meje, në të kaluarën kanë qenë shumë falënderues ndaj meje sa ishin në ministri”, thotë Agani, duke shtuar se ata ishin bashkëpunëtorë dhe këshilltarë të tij.

Për deputeten e PD-së në Kuvendin e Kosovës, Agani ka thënë se ajo po jep kontributin e saj në tejkalimin e kësaj situate.

Sa i përket aktakuzës, Agani ka thënë se si kryetar i Partisë së Drejtësisë beson thellë në drejtësi, por ai thotë se ndihet i zhgënjyer, sepse ende nuk është mbajtur asnjë seancë që 3 muaj.

“Kam mujt me qëndrua në pozitën e ministrit në këta tre muaj, sepse kam pasë shumë projekte”, thotë ai.

Ai ka shtuar se nuk mund të mendojë me çfarë arsye është bërë kjo aktakuzë, “është vështirë me u shpjegua”.

Agani ka folur edhe për ndërrimin e postit të ministrit nga ai i Shëndetësisë në atë të Planifikimit Hapësinor.

“Bash kur kisha projekte konkrete me përfundua në Shëndetësi, u desh me lëshua këtë post për shkak të zhvillimeve politike”, sqaron ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori