Zyrtarët thonë se shpërthimi kishte në shënjestër policinë dhe ndodhi sot në mëngjes në qytetit e Heratit. Sulmi ndodh ndërsa dhuna është intensifikuar para zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Dje i dërguari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide bëri thirrje për bisedime paqeje me udhëheqjen e lartë talebane për t'i dhënë fund konfliktit.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë thirrje vazhdimisht për bisedime paqeje me Talebanët, përfshirë udhëheqësin e grupit Mullah Omari. Por Omari i ka hedhur poshtë këto oferta, duke thënë se asnjë dialog nuk mund të bëhet, derisa të gjitha trupat e huaja të dalin nga vendi. /VoA/