LAJMI I FUNDIT:

Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, kërkohet autorizim për arrestimin e deputetit të PS

Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, kërkohet autorizim për arrestimin e deputetit të PS

Prokurorisë së Posaçme SPAK do të paraqesë një kërkesë për Kuvendin e Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimit e deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako si i përfshirë në aferën e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

Bllako dyshohet për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e inceneratorit të Fierit.


Policia e Shtetit ka nisur ekzekutimin e 9 urdhrave të arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) me kërkesë të SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ajo që vihet re është një urdhër i dytë arresti për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është tashmë në burg, i arrestuar në dhjetor 2021 për korrupsion në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Sipas raportimeve në media, policia ka arritur të arrestoj deri tani 7 persona.

9 urdhër arreste për abuzimet me impiantet e plehrave të Tiranës dhe Fierit
Lexo po ashtu 9 urdhër arreste për abuzimet me impiantet e plehrave të Tiranës dhe Fierit

Mes personave që pritet të arrestohen mëngjesin e së martës janë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të lidhur me inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Përveç inceneratorit të Elbasanit, SPAK ka në hetim dhe inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit.

SPAK ngre dyshime se Koka ka përfituar mbi 3.6 milionë euro nga dy kompanitë që fituan koncesionin dhe realizuan punimet.

Nga hetimet e SPAK rezulton se kompania “Albtek Energy” me pronare Stela Gugallja, bashkë me kompaninë “Integrated Technology Services” me pronar Klodian Zoton kanë paguar me faturë kompani të tjera për punë që as nuk janë kryer.

Vlera e këtyre punëve është 2.95 milionë euro për kompaninë e Gugalljas dhe 735,000 euro për kompaninë e Zotos.

Zoto e Gugallja të akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori