LAJMI I FUNDIT:

9 urdhër arreste për abuzimet me impiantet e plehrave të Tiranës dhe Fierit

9 urdhër arreste për abuzimet me impiantet e plehrave të Tiranës dhe Fierit

Policia e Shtetit në Shqipëri ka nisur ekzekutimin e 9 urdhrave të arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme SPAK lidhur me aferën e impianteve të plehrave, të njohur si inceneratorët.

Sipas raportimeve në media, policia ka arritur të arrestoj deri tani 7 persona.


Mes personave që pritet të arrestohen mëngjesin e së martës janë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të lidhur me inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Në dhjetor 2021 për korrupsionin në lidhje me inceneratorin e Elbasanit u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Përveç inceneratorit të Elbasanit, SPAK ka në hetim dhe inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit.

SPAK ngre dyshime se Koka ka përfituar mbi 3.6 milionë euro nga dy kompanitë që fituan koncesionin dhe realizuan punimet.

Nga hetimet e SPAK rezulton se kompania “Albtek Energy” me pronare Stela Gugallja, bashkë me kompaninë “Integrated Technology Services” me pronar Klodian Zoton kanë paguar me faturë kompani të tjera për punë që as nuk janë kryer.

Vlera e këtyre punëve është 2.95 milionë euro për kompaninë e Gugalljas dhe 735,000 euro për kompaninë e Zotos.

Zoto e Gugallja të akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori