LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanit i prishet dera gjatë ngritjes, pista mbushet me diamante dhe ari (Foto)

Aeroplanit i prishet dera gjatë ngritjes, pista mbushet me diamante dhe ari (Foto)

Një aeroplan humbi shumë nga ngarkesa e tij që mbante diamante, platin dhe ari, në vlerë prej 378 milionë dollarësh gjatë një fluturimi në Siberi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për thesaret të cilat ranë pasi ishte prishur dhe si pasojë edhe rënë dera e aeroplanit që barte mallra.


Siç thuhet më tej, metalet e çmuara dhe diamantët binin mbi pistë gjatë ngritjes së aeroplanit në Yakutia, rajoni më i ftohtë në Rusi.

Aeroplani i nisur për Krasnoyarsk pastaj bëri një ulje emergjente në Magan pas zbulimit se kishte qenë duke “derdhur” gjërat me shumë vlerë.

Policia thuhet se ka mbyllur pistën dhe është duke u zhvilluar një hetim i gjerë rreth asaj nëse ishte një aksident apo një përpjekje e qëllimshme. /Telegrafi/