LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani bën ulje emergjente, pasagjerja e nervozuar kërcënon me vëllezërit e ‘fortë’ (Video)

Aeroplani bën ulje emergjente, pasagjerja e nervozuar kërcënon me vëllezërit e ‘fortë’ (Video)

Pasagjerja e paemëruar i ka shqetësuar të pranishmit në Spirit Airlines, në momentin që u kuptua se aeroplani do të bëjë ulje emergjente.

Menjëherë pas lajmërimit se fluturimi nga Houston për në Minneapolis do të ndryshojë kursin, ajo nisi të bërtiste dhe të vraponte nëpër aeroplan, transmeton Telegrafi.


Videoja që është postuar më poshtë, e shfaqë atë teksa nxjerrë zë fuqishëm, teksa nuk kursen as fjalët ëm të ndyta.

Në përpjekje për ta ndaluar, janë ngritur në këmbë dy burra të gjatë, por protesta saj ka vazhduar edhe më tutje.

“A e dini kënd i kam vëllezër, ata janë snajperistë në marinë. A dëshironi të keni probleme me marinsa”, ka thënë ajo mes tjerash.

Pas kësaj sjellje të dhunshme, që nuk dihet saktësisht kujt iu drejtua, ajo është shoqëruar nga sigurimi në momentin e aterrimit. /Telegrafi/