LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët luftarakë të Singaporit ndjekin nga pas aeroplanin komercial Airbus A350, pasi një pasagjer kërcënoi me bombë

Aeroplanët luftarakë të Singaporit ndjekin nga pas aeroplanin komercial Airbus A350, pasi një pasagjer kërcënoi me bombë

Dy aeroplanë luftarak të Singaporit janë ngritur në ajër për të ndjekur nga pas aeroplanin komercial të Singapore Airlines, pasi një pasagjer kishte kërcënuar me bombë.

Aeroplani po udhëtonte nga San Fransico, kur sipas aeroportit të Singaporit, Changi, njoftoi se pasagjeri 37-vjeç tha se ka bombë në çantë dhe sulmoi anëtarë e ekuipazhit, transmeton Telegrafi.


“Dy aeroplanë tanë F16C/D u ngritën në ajër për ta ndjekur nga pas aeroplanin Singapore Airlines, që kishte arritur nga San Francisco në Singapor. Arsyeja ishte se dikush brenda fluturakes kishte kërcënuar me detonim të bombës, kurse aeroplanët tanë e kanë ndjekur nga pas derisa zbriti sigurtë”, thuhet në kumtesën e forcaveajrore të Singaporit.

Për këtë rast u mobilizua dhe ushtria e Singaporti, që zbuloi se bëhet fjalë për një kërcënim të rrejshme dhe se nuk kishte pasur fare bombë.

Fluturimi nga San Francisco në drejtim të Singaporit ka zgjatur 16 orë e 25 minuta, kurse aeroplani komercial Airbus SE A350 në fund ka zbritur në aeroportin Changu pa ndonjë vonesë.

Pasagjeri problematik është arrestuar nga policia, kurse aviokompania Singapore Airlines, i ka kërkuar falje të gjithë pasagjerëve për tmerrin e përjetuar. /Telegrafi/