eksperti ad

Dy aeroplanë të Forcave Ajrore Australiane kanë fluturuar mes rrokaqiejve të Brisbane në një shfaqje të jashtëzakonshme aftësish të shtunën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një aeroplan ngarkesash C-17A Globemaster dhe një aeroplan luftarak F/A-18F Super Hornet fluturuan ulët mbi horizontin e Brisbane, duke u afruar rreth 300 metra larg ndërtesave, për të shënuar ngjarjen vjetore të qytetit të Queensland, Riverfire.


sf1

Shumë banorë të Brisbane dolën në ballkonet e tyre për të parë aeroplanët e Forcës së Mbrojtjes Australiane që fluturonin nën perëndimin e diellit.

sf4

Të dy aeroplanët, të cilët gjithashtu fluturuan mbi Brisbane për prova dy ditë më parë, janë prodhuar nga Boeing dhe operohen nga skuadronet e Forcave Ajrore Australiane të cilat janë me qendër në Queensland.

sf2

Kapiteni i Grupit, Robert Graham, premtoi një 'demonstrim spektakolar të pilotëve në ngjarjen përfundimtare të asaj që u vlerësua si 'ngjarja më e madhe e arteve dhe kulturave të Queensland'.

sf3

Sidoqoftë, ky veprim ka tërhequr më parë kritika nga banorët të cilët thanë se u kujton atyre sulmet e 11 shtatorit dhe paralajmërojnë se edhe një 'gabim i vogël' mund të ishte katastrofik. /Telegrafi/