Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri.

Pas suksesit të madh që patën në sezonin veror me këngën “Kalle”, projektin e parë të përbashkët, artistët erdhën me një tjetër këngë së bashku.


Kënga mban titullin “Asnihere” dhe sjell mjaft ritëm në sezonin dimëror.

Ky projekt me një stil mjaft interesant që Lindoni solli në muzikën shqiptare me ardhjen e tij në skenë u mirëprit mjaft mirë nga fansat e tyre.

Suksesin e saj e vërteton edhe numri i madh i klikimeve në kanalin “Youtube” që këngë ka arritur që në fillim të publikimit të saj dhe pritja që iu bë në koncertin e parë vetëm 24 orë pas publikimit në qytetin e  Kumanovës. /Telegrafi/