LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi rrëmben një çmim në festivalin ‘Fantaspoa’ në Brazil

Adriana Matoshi rrëmben një çmim në festivalin ‘Fantaspoa’ në Brazil
Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Zana”, filmi debutues i Antoneta Kastratit, deri më tani ka qenë pjesë e shumë festivaleve e çmimeve ndërkombëtare.

Filmi, i cili pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos dhe njëkohësisht ishte propozimi i Kosovës për “Best International Feature” të ‘Oscars’, po vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes.


Së fundmi, është aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi e cila ka fituar çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit “Fantaspoa” në Brazil, duke u renditur kështu në mesin e shumë yjeve të Hollywood-it.

Antoneta Kastrati (Foto: Facebook)

Lajmi u bë i ditur nga vet regjisorja Kastrati, e cila ka uruar Matoshin për çmimin si dhe është shprehur e lumtur që ka punuar me të.

“Shumë urime Adriana për çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin e Filmit fantastik ‘Fantaspoa’ në Brazil. Ju jeni aktore e mahnitshme, ndihem me fat që pata rastin të punoj me ty”, shkroi mes tjerash ajo.

Të gjitha lajmet nga Filmi "Zana"
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filmi "Zana"

“Fantaspoa” ndërkohë është një festival 18 ditor, që ka në dispozicion vetëm dy dhoma për shfaqje dhe vë në dukje mbi 100 filma në vit.

Si në çdo edicion, edhe këtë herë janë ndarë 20 çmime në kategori të ndryshme, njërin prej të cilëve kishte fatin ta rrëmbejë edhe aktorja gjilanase.

Adriana në qershor gjithashtu u shpërblye me çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See a Paris”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori