LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja nxjerr në ankand virgjërinë me një çmim startues prej 300 mijë eurove, fituesit i premton 12 orë plot pasion (Foto)

Adoleshentja nxjerr në ankand virgjërinë me një çmim startues prej 300 mijë eurove, fituesit i premton 12 orë plot pasion (Foto)

Një adoleshente braziliane pretendon se ka nxjerrë në ankand virgjërinë, duke shpresuar se do të fitojë një shumë të majme të hollave për ta ndihmuar familjen e saj të varfër.

Rosalie Pinho, 19-vjeçe nga Minas Gerais, ka deklaruar se është pajtuar që çmimi startues të jetë 300 mijë euro, për të gjithë “xhentëlmenët” që janë të gatshëm të paguajnë dhe kalojnë një natë me të, transmeton Telegrafi.

Kjo studente pretendon se familja e saj “ballafaqohet me probleme financiare” dhe mezi arrijnë të sigurojnë kafshatën e gojës. Por, ajo shpreson që fitoj para të mjaftueshme për ta rilokuar familjen në një qytet më të madh, të blejë një shtëpi për nënën e saj dhe të mbulojë shpenzimet e studimeve.

Rosalie e cila ka refuzuar të zbulojë gjithë trupin dhe nuk ka fotografi të fytyrës, ka deklaruar për MailOnline, se gjithashtu planifikon të fillojë një biznes me paratë e fituara që do t’i ndihmojë të jetojë pa brenga “financiare”.

“Kurrë nuk kam pasur lidhje serioze me dikë, por edhe nëse jam takuar me dikë lidhja jonë ka qenë e kufizuar me vetëm disa puthje. Ideja që të flejë me një burrë të panjohur me ka frikësuar paksa, por më me dëshirë do të humbja virgjërinë me dikë në këtë mënyrë, sesa me dikë tjetër që do të ma thyente zemrën”, ka deklaruar ajo.

Rosalie ka vendosur të krijoj ueb-faqen e saj për të filluar ankandin online sikurse që ka vepruar Catarina Migliorini. Ajo pretendon se ka marrë një ofertë të majme prej 500 mijë eurove, por shpreson që kjo shumë të rritet.

“Ankandi është online tash e tri javë dhe do të përfundojë në javën e parë të muajit maj. Shpresoj që vlera të rritet në 850 mijë euro, do të ishte gjëja më e mirë që ndonjëherë më ka ndodhur në jetë”, ka shtuar ajo.

Por kur janë në pyetje kandidatët potencialë ajo ka disa kërkesa për ata: “Fituesi nuk duhet të ketë ndonjë sëmundje të rëndë, nuk më brengosin vitet, kombësia, pamja, feja, shija muzikore apo diçka tjetër”.

Ajo i premton fituesit se do t’i ofroj 12 orë plot pasion, një natë që kurrë nuk do ta harrojë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori