LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja e veshur me gëzof, shqetëson derisa përkëdhelë një ari të gjallë (Video)

Adoleshentja e veshur me gëzof, shqetëson derisa përkëdhelë një ari të gjallë (Video)

Llogaria në Instagram e ‘Fëmijëve të Pasur të Londrës’ ka postuar videon e një adoleshenteje të veshur me gëzof, teksa përkëdhel një ari.

Kafsha qëndron e shtrirë në shpinë në një rrugë të grirë, ndërsa përpëlitet gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.


“Përkëdhelë gjallesën që është nën efektin e qetësuesve, skenë neveritëse” si dhe “po që se nuk i bindet, ariu do të bëhet gëzofi saj i radhës” ishin dy prej komenteve të shumta.

Derisa pranë mbanë edhe një shishe shampanje, adoleshentja zë poza dhe mundohet të tregojë më të mirën, por kjo vetëm ngjalli shqetësim dhe neveri te shikuesit. /Telegrafi/