LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti që iu dërgoi picat kërkoi të luante në piano, aftësitë e tij janë të mahnitshme (Video)

Adoleshenti që iu dërgoi picat kërkoi të luante në piano, aftësitë e tij janë të mahnitshme (Video)

Punonjësi i një picerie, u dha më shumë se pica një familje në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, kur u ul në piano dhe interpretoi një prej kryeveprave të Betovenit.

Julie Varchetti ka thënë se burri saj Paul, kishte porositur pica për fëmijët dhe kur Bryce Dudal arriti në shtëpinë e tyre dhe pa pianon që ishte në mes të korridorit, kërkoi të hynte për ta shikuar, transmeton Telegrafi.

Pronari i shtëpisë e ftoi 18-vjeçarin të hynte dhe të luante në piano, po që se ka dëshirë. Pa asnjë hezitim, adoleshenti që sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe është regjistruar në fakultet, u ul dhe nisi të interpretonte sonatën ‘Moonlight’.

I mahnitur me atë që dëgjonte, Paul nisi ta filmonte të riun që lëvizte me shpejtësi gishtat mbi tastierë. Videon që ia dërgoi Julie, ajo e postoi në Facebook, ku u bë virale menjëherë.

“Prej fëmijërisë kam nisur të luaj në piano, që kur prindërit më blenë një të vogël. Vetëm kur isha 12-vjeçar më dërguan te një mësimdhënës” ka thënë Dudal.

Kohë pas kohe, ai kishte shfrytëzuar rastin që të interpretonte para njerëzve, kur ishte në qendra tregtare apo lokale të ndryshme.

Asnjë nga klientët e tij nuk e dinin për talentin e tij, por tani që është popullarizuar edhe në media, karrierë tij pritet të ndryshojë dhe të ketë mundësi edhe të inkuadrohet në botën e muzikës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Fun
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori