LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti i goditur nga demi, viktima dytë e festivaleve me dema që u zhvilluan së fundmi (Foto)

Adoleshenti i goditur nga demi, viktima dytë e festivaleve me dema që u zhvilluan së fundmi (Foto)

Fran Gonzales është viktima e dytë e një festivali në Spanjë, që u zhvillua gjatë kësaj jave, pasi u godit nga demi.

Lëndimet që pësoi adoleshenti 19-vjeçar, kanë qenë shumë të mëdha dhe nuk ka mundur t’i mbijetonte, transmeton Telegrafi.


Organizatorët e San Vincente Ferrer, që po zhvillohet në Chiches, i kanë anuluar të gjitha aktivitetet e mbrëmjes, ndërsa të nesërmen e mbajtën një minutë heshtje.

Gonzales që jetonte në një qytete në afërsi, ishte i njohur për atë zonë dhe merrte pjesë shpesh në aktivitete që përfshinin edhe ndjekjen me dema.

Gjatë javës së kaluar, në një festival tjetër që u zhvillua Vejer de la Frontera, e ka pësuar një 74-vjeçar që ishte bërë pjesë e këtyre lojërave. /Telegrafi/