LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët e dashuruar: Si ta ndihmosh fëmijën pa ndërhyrë në ndjenjat e tij

Adoleshentët e dashuruar: Si ta ndihmosh fëmijën pa ndërhyrë në ndjenjat e tij
shutterstock

Kur jeni prindër, asgjë nuk mund të jetë më zemërthyese për ju sesa të shikoni fëmijën tuaj duke kaluar nëpër sprovat dhe fazat e dashurisë adoleshente

Derisa disa adoleshentë rrinë mbyllur në dhomat e tyre, ka edhe të tillë të cilëve u humb oreksi, humbin peshë dhe madje bien në një depresion të rrezikshëm.

Mbase tundoheni që të intervenoni dhe të shëroni “zemrën e tij të thyer” apo të ndërhyni në jetën e tij dashurore, sido që të jetë, më parë lexoni këto këshilla, transmeton Telegrafi.

Mos e fajësoni që ka rënë në dashuri

Prindërit mbase do ta kenë të vështirë të pranojnë që fëmija i tyre është dashuruar apo që ka ndjenja romantike.

Mirëpo të qortosh fëmijën tuaj për shkak të ndjenjave nuk është kurrë ide e mirë, sepse mund të largohet nga ju. Ju nuk duhet të organizoni një inskenim të zemëruar ose një ndërhyrje dhe ta pyesni atë për jetën e dashurisë.

Të dy prindërit patjetër duhet të bisedojnë me fëmijën dhe assesi nuk duhet të tallen me ndjenjat e tij, por nuk duhet as të ndërhynë në gjithë situatën dhe të japin këshilla të cilat fëmija as që i ka kërkuar.

Mos e lexoni fshehurazi ditarin e tij as mos ia kontrolloni telefonin

Hapi i parë është që duhet t’i ndihmoni fëmijës tuaj është në vendosjen e bazave të besimit ndërmjet jush dhe tij. Ai duhet të dijë se ju nuk do t’u afroheni fshehurazi pas duke e lexuar ditarin e tyre personal ose duke kontrolluar telefonin e tyre për të zbuluar specifikat e asaj që ndodhi mes tyre dhe dashurisë së tyre.

Sado që dëshironi të keni gjithçka nën kontroll, nuk duhet të harroni faktin që të gjithë duhet të kenë privatësinë e tyre dhe kjo duhet respektuar.

Ndani historitë tuaja për të krijuar një mjedis miqësor

Është e kuptueshme që jeni jashtëzakonisht të shqetësuar për fëmijën tuaj, veçanërisht nëse adoleshenti po shfaq shenja depresioni ose po tërhiqet në guaskën e tij. Sidoqoftë, është më mirë t’i bëni ata të hapen vetë para jush. Mund të filloni duke u treguar atyre për fëmijërinë tuaj, të ndani histori për dashurinë tuaj të parë dhe sa shpesh keni pasur dhimbje zemre. Mund t’i ndihmojë ata të dinë se një ditë do të jenë po aq të lumtur sa ju sot me bashkëshortin tuaj.

Gjithashtu do t’i ndihmojë që t’ju flasin hapur për dhimbjen e tyre, në vend që t’i mbajnë gjërat sekrete, sepse kanë frikë se do t’i qortoni. /Telegrafi/