Admir Qose kryeredaktor në Alsat M: E kam 'ndezur motorin ekipor'


Bëhet fjalë për Admir Qosen, i cili më parë në këtë televizion ka ushtruar detyrën si redaktor. Ai u zgjodh ditë më parë me pëlqim të stafit.
Në pyetjen e Telegrafit se çfarë u premtoni teleshikuesve të Alsat M, gjegjesisht a do të ketë avancim në aspektin e inforimimit objektiv, ai u përgjigj se Alsat M është një nga mediumet më të suksesshme në Maqedoni.
'ALSAT është një nga dritaret më të suksesshme mediatike në Maqedoni. Dhe jo më kot, është profesionalizimi i një ekipi të tërë ai që e rendit ALSAT-in në vendin e dytë për shikueshmëri e besueshmëri në popullatën e Maqedonisë, pa bërë dallime përkatësie etnike. ALSAT e ka trasenë e shtruar dhe do të vazhdojë të ecë mbi të. Nëse do të ketë avancim, këtë nuk mund ta them unë por vetëm teleshikuesi që do e perceptojë këtë në të ardhmen. Koha i sistemon gjithnjë gjërat. Mund të them që unë e kam ndezur motorin ekipor dhe jam i lumtur për cilindo që beson te marrëdhënia e ngrohtë, puna dhe aftësitë e mia për të ecur akoma më me zell, u shpreh Qose për Telegrafin. /Telegrafi/




































