LAJMI I FUNDIT:

Administratorët shtetëror në Maqedoni, punojnë për ushqim, udhëtimin dhe një pako cigare

Administratorët shtetëror në Maqedoni, punojnë për ushqim, udhëtimin dhe një pako cigare

Administratorët shtetëtor në Republikën e Maqedonisë duke se janë në hallë të madhë. Rroga e tyre shkon vetëm për ta paguar këstin e kredisë, rrugën, ushqimin dhe një pako cigare.

Ata që udhëtojnë nga Tetova, Gostivari apo Kumanova duhet të paguajnë rreth 8000 denarë për rrugën, nëse marrin tost apo saundvic kjo ju kushton rreth 3000 denarë, një pako cigare në muaj nga më të lirat 3600 denarë dhe kësti i Kredisë 10 mijë denarë, iku rroga, njofton agjencia e lajmeve INA, e cila ka intervistuar disa nëpunës shtetëor.


Shumica prej administratorëve ka vite që nuk janë avansuar dhe rroga e tyre nuk kalon më shumë se 25 mijë denarë.

Me këtë pagë ata smund ta mbajnë veten, e mos të flasim për shpenzimet e domosdomshme në familje.

Përfaqësuesit e tyre në Qeveri dhe Parlament i mashtruar, ata votuar rritjen e pagës në mënyrë lineare, ndërsa për vete në bazë të koeficientit.

Darko Dimovski, kryetar Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, thotë se “rritja marramendëse” e pagave të zyrtarëve është “e dhimbshme” për gjithë ata qytetarë që nuk po arrijnë të sigurojnë as gjërat më elementare për jetë.

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut, me rritjen e fundit prej 35 eurove arrin në 320 euro, ndërsa ajo mesatare sillet rreth 530 euro.

Dimovski thotë se “rritja prej 35 eurove për punëtorët dhe prej më shumë se një mijë euro për funksionarët flet qartë se për kë kujdesen ata në këtë shtet”.

“Me 35 euro (dy mijë denarë) punëtori nuk mund ta përballojë muajin. Zyrtarët u kujdesen për veten e tyre duke rritur pagat me 78 për qind”.

Shumica e deputetëve dhe ministra heshtin për këtë padrejtësi, përpos presidentit të vendit, i cili ka kërkuar ti ulet rroga.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pranoi se paga e tij është rritur për 1.200 euro, pra nga 1.500 euro (93 mijë denarë) në 2.700 euro (165 mijë denarë).

Kreu i shtetit është zyrtari i vetëm që ka folur publikisht për rritjen e pagës, por edhe që ka kërkuar ndryshimin e koeficientit për uljen e saj.

“Mendoj se është e papëlqyeshme ngritja e pagave nga buxheti i shtetit në kohë të krizës ekonomike”, ka deklaruar ai. (INA)

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori