Administrata Trump po reagon ngadalë pas shprehjes së gatishmërisë nga ana e Koresë së Veriut për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara.
“Ne do të shohim nëse mesazhi i Phenianit sot, se është i gatshëm të zhvillojë bisedime, përbën hapat e parë në rrugën drejt ç’nuklearizimit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe bota duhet të vazhdojnë të bëjnë të qartë se programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut janë një rrugë pa krye”, tha në një deklaratë të lëshuar për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.
Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe bashkësia ndërkombëtare “pajtohen përgjithësisht se ç’nuklearizimi duhet të jetë rezultat i çdo dialogu me Korenë e Veriut. Fushata maksimale e presionit duhet të vazhdojë derisa Koreja e Veriut të ç’nuklearizohet. Siç tha Presidenti Trump, ekziston një rrugë e ndritur për Korenë e Veriut në rast se zgjedh ç’nuklearizimin”.
Sanders, shoqëroi vajzën e Presidentit Donald Trump, Ivanka, në Korenë e Jugut, për ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore në Piongçang.
Kreu i delegacionit të Koresë së Veriut në ceremoni ra dakord, në një takim me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in të dielën, se “marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara duhet të zhvillohen së bashku me marrëdhënien e Koresë së Veriut me Jugun, ndërsa do të vërehet nëse Pheniani ka synime të mjaftueshme për të zhvilluar dialog me Shtetet e Bashkuara”, tha zëdhënësi i zyrës presidenciale të Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeom, shkruan VOA.
Vërejtja i atribuohet gjeneralit Kim Yong Chol, kreut të inteligjencës kombëtare të Korenë e Veriut.
Kim ishte në të njëjtën seksion të mysafirëve të posaçëm për ceremoninë e mbylljes së lojrave olimpike së bashku me delegacionin qeveritar të Shteteve të Bashkuara, i cili përfshinte komandantin e forcave amerikane dhe Kombeve të Bashkuara në gadishullin Korean, gjeneralin e ushtrisë amerikane Vincent Brooks.
“Nuk kishte ndërveprim me delegacionin e Koresë së Veriut. Pjesëmarrja e delegacionit presidencial të Shteteve të Bashkuara në ceremonitë e mbylljes ishte kulmi i një udhëtimi të suksesshëm ku fituam Lojërat Olimpike, atletët e SHBA dhe aleancën tonë të fortë me Korenë e Jugut”, tha një zyrtar i lartë të administratës amerikane.
Është e paqartë nëse deklaratat e së dielës nga zyrtarët amerikanë dhe të Koresë së Veriut do të çojnë në ndonjë përparim mes dy vendeve, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare