LAJMI I FUNDIT:

Administrata e Biden do të ndaj rreth 465 milionë euro për autobusët elektrikë në shkolla

Administrata e Biden do të ndaj rreth 465 milionë euro për autobusët elektrikë në shkolla

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) në SHBA njoftoi së fundmi se ka ndarë rreth 465 milionë euro për zëvendësimin e autobusëve të shkollave në rrethe dhe operatorë të tjerë anembanë vendit me autobusë me emetim zero.

Ky është raundi i parë i financimit që është pjesë e 4.6 miliardë eurove që u shënuan për përmirësimin e autobusëve në legjislacionin e infrastrukturës së presidentit Biden, transmeton Telegrafi.

“Ky investim historik sipas ligjit dypartiak të infrastrukturës i presidentit Biden do të transformojë përgjithmonë flotën e autobusëve shkollorë në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, tha administratori i EPA-s, Michael Regan.

“Këto mundësi financimi për të zëvendësuar autobusët e vjetër, shumë ndotës do të rezultojnë në ajër më të shëndetshëm për shumë nga 25 milionë fëmijët amerikanë që varen në autobusët e shkollave, shumë prej të cilëve jetojnë në komunitete të mbingarkuara dhe me mungesë në qasje të shërbimeve. Sot ne bëjmë një hap të madh drejt një të ardhmeje, kur autobusët e shkollave me zero emitim janë standardi amerikan”.

EPA do t’i jap përparësi zëvendësimit të autobusëve në agjencitë lokale të arsimit me nevoja të mëdha, shkollat fisnore dhe zonat rurale, duke respektuar zotimin e Biden për të drejtuar të paktën 40 për qind të burimeve për komunitetet që mund të kenë mungesë shërbimi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Gabimet që shumë shoferë i bëjnë kur mbushin rezervuarin me karburant – veprime që mund të dëmtojnë veturën

Gabimet që shumë shoferë i bëjnë kur mbushin rezervuarin me karburant – veprime që mund të dëmtojnë veturën

Auto
Hajdutët përdorin këtë truk të thjeshtë me monedha për të vjedhur veturat

Hajdutët përdorin këtë truk të thjeshtë me monedha për të vjedhur veturat

Auto
Mercedes zbulon çmimin e modelit të ri E-Class

Mercedes zbulon çmimin e modelit të ri E-Class

Auto
Ju ka mbaruar bateria e telekomandës - si ta zhbllokoni dhe ndizni automjetin?!

Ju ka mbaruar bateria e telekomandës - si ta zhbllokoni dhe ndizni automjetin?!

Auto
Mendoni se Mercedes S600 është gjithmonë i qetë, videoja që e dëshmon të kundërtën – S600 me zhurmë si të Formula 1

Mendoni se Mercedes S600 është gjithmonë i qetë, videoja që e dëshmon të kundërtën – S600 me zhurmë si të Formula 1

Auto
Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Auto
Kalo në kategori