LAJMI I FUNDIT:

Ademi thotë se Boban dhe Figo do ta vizitojnë Kosovën në muajin tetor

Ademi thotë se Boban dhe Figo do ta vizitojnë Kosovën në muajin tetor

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka qenë në Stamboll të Turqisë në ditët e fundit, ku është hedhur shorti për tri garat që organizohen nga UEFA.

Ai ka takuar kryetarin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, sot, ku sipas tij ka marr urim për kalimin e Ballkanit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.


Përveç tij, ai ka takuar edhe homolog nga federata të ndryshime, ku fotot dhe bisedimet me ta i ka ndarë në faqen e tij.

Krejt në fund ai lajmëroi se dy emra të mëdhenj të futbollit botëror si Zvonimir Boban dhe Luis Figo do të zbarkojnë në Kosovës në muajin tetor.

“Dy emra të mëdhenj të futbollit evropian do të vizitojnë Kosovën”.

“Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë kosovarëve, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor”, ka shkuar Ademi. /Telegrafi/