LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Do të vazhdojnë bisedimet për pagat në arsim

Ademi: Do të vazhdojnë bisedimet për pagat në arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi konsideron se gjatë periudhës së ardhshme me dialog konstruktiv dhe të arsyeshëm do të shqyrtohen të gjitha parametrat dhe të dhënat që në mënyrë të përbashkët të vendosin për rritjen e ardhshme të pagave për punëtorët në arsim.

“Duke marrë parasysh përvojën time dhe relacionet e mia si ministër i Arsimit dhe Shkencës me partnerët e mi, siç është Sindikata e Arsimit dhe Shkencës mendoj se në mënyrë konstruktive do të vazhdojmë të kemi bisedime. Do t’i shqyrtojmë të gjitha parametrat në mënyrë konstruktive dhe të arsyeshme. Do t’i shqyrtojmë të gjitha të dhënat dhe bashkërisht do të vendosim për rritjen e pagave në arsim. Por, kjo duhet të shqyrtohet edhe nga Qeveria”, tha sot Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Maqedoni, përfundoi greva një ditore e arsimtarëve, prej sot ka mësim në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore
Lexo po ashtu Maqedoni, përfundoi greva një ditore e arsimtarëve, prej sot ka mësim në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore

Në Qeveri, siç potencoi ai, ka vullnet për rritje të pagave dhe kjo është përcjellë nga kryeministri përfaqësuesve të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Ministri Ademi shtoi se do të vazhdojnë me, siç tha ai, dialogun konstruktiv me këtë sindikatë që të përmirësohet paga e të punësuarve në arsim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori