LAJMI I FUNDIT:

Ademi: BDI tenton t’i shpëtojë zyrtarët e korruptuar (Video)

Ademi: BDI tenton t’i shpëtojë zyrtarët e korruptuar (Video)

Analisti politik Visar Ademi është i mendimit se brenda BDI-së ka “luftë” për shkak se, sipas tij, zyrtarët e BDI-së janë të ndarë në qëndrime nëse duhet koalicionuar me OBRM-PDUKM-në apo LSDM-në. Ai për Alsat-M theksoi se nëse Prokuroria Speciale hiqet nga kushtet e BDI-së, atëherë ky do të jetë një tentim i partisë së Ahmetit për të amnistuar zyrtarët e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“BDI asnjëherë nuk e ka pasur në fokus Platformën Shqiptare dhe tash mundohet ta amnistojë OBRM-PDUKM-në nga të gjitha përgjegjësitë. Në BDI ka luftë brenda partiake pjesa e udhëheqësis ata që marrin vendime edhe që janë të implikuar në krime dhe afera korruptive janë për pro opsionit me OBRM-PDUKM-në ndërsa pjesa tjetër të themi më e sinqertë apo më progresive kanë plane të tjera dhe mendojnë se duhet të bashkëpunojnë edhe me LSDM-në. Vetëm me LSDM-në garantohen ato pika të platformës përfshirë edhe ato vlera universale siç është raporti i Pribesë vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe avancimi i gjendjes ekonomike kulturore dhe politike të shqiptarëve”, deklaroi për Alsat-M, Visar Ademi./Telegrafi/