LAJMI I FUNDIT:

Adem Grabovci nesër intervistohet në Prokurorinë Speciale

Adem Grabovci nesër intervistohet në Prokurorinë Speciale

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për aferën e përgjimeve të ashtuquajtur “Pronto 2”. Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com avokati i Grabovcit, Florent Latifaj.

“Ne kemi pranuar një ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe do t’i përgjigjemi ftesës. Nuk mund të japim më shumë informata lidhur me këtë rast”, tha Latifaj.


Adem Grabovci, sipas kësaj Prokurorie, po hetohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje me personat e tjerë të paidentifikuar dhe për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

Hetimet ndaj Grabovcit filluan pasi portali informativ “Insajderi” nisi t’i publikojë gjatë muajit gusht dhe në fillim të shtatorit të vitit të kaluar telefonatat e përgjuara, në të cilat Grabovci me zyrtarë të lartë të PDK-së e të shtetit dëgjoheshin të vendosnin mes tjerash kush të punësohej e kush jo nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

Ai u intervistua nga kjo Prokurori edhe në gusht të vitit 2016.

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori