Adelina Emini ka paralajmëruar ardhjen e videoklipit të ri gjatë këtij muaji, ndërsa enkas për këtë ka realizuar edhe një set fotografik para aparatit të Veton Osmanit.

Këngëtarja ka treguar për Telegrafin se fotesesioni me të bardha është bërë në radhë të parë për shkak të ngjyrës të cilën ajo e admiron dhe disa skenave në klipin e ri që do të lansohet kah mesi i korrikut, të cilat i kanë pëlqyer për shkak se dominon ngjyra e bardhë.


“Kënga e re dallohet nga të tjerat që kam realizuar më parë për një ritëm të veçantë me dinamikë dhe me disa pamje të veçanta në videoklip, të cilat më herët nuk kanë dominuar gjatë paraqitjeve të mia”, ka thënë këngëtarja.

“Kënga është e punuar nga një kompozitor i jashtëm, Andrei Vornicu, me tekst të Lyrical Son dhe realizim të spotit nga Max Production. Përkujdesja e veshjeve nga ana e stilistes time, Teuta Matoshi Duriqi, grim Sellma dhe flokët Erblin Xerxa”, ka shtuar Adelina. /Telegrafi/