LAJMI I FUNDIT:

Adamo 13 më i hollë dhe më i lirë

Adamo 13 më i hollë dhe më i lirë

Dell ia ulë çmimin dhe ia ngrit performansat laptopit të tij ultra të hollë, për të luftuar më mirë me konkurrencën si MacBook Air.

Kompania Dell në laptopin e saj ultra të hollë Adamo 13 ka sjellë freski me harduer të ri dhe çmime diç më të ulët, së paku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çmimi është lëshuar në 899 dollarë (683 euro), derisa nga pajisjet e vjetra mbeten vetëm shtëpiza elegante nga alumini, ekrani 13.4-inçësh, oferta standarde e konektorëve USB e eSATA, bateria prej gjashtë qelish si dhe modemi intern opsional 3G.


Kompjuteri tani vjen i pajisur me procesorin më të fuqishëm nga linja ekonomike Core 2 Duo SL9600 me takt pune 2.13 GHz, e i rifreskuari Adamo 13 në mënyrë standarde me 4 gigabajt memorie punuese, disk SSD me kapacitet 128 GB si dhe versionin 64-bitësh të sistemit operativ Windows 7. /Telegrafi/