0Shares

Vitin e kaluar, Instagram u vlerësua si aplikacioni më i dëmshëm social për mirëqenien mendore.

Nuk është për t’u habitur, të gjitha ato gjëra të pavlera dhe postimet e #influencer nuk ishin me të vërtetë duke na bërë ndonjë favor, dhe tani aplikacioni po nxjerr në pah një mënyrë për të gjetur kohën e përdorimit tuaj dhe për ta kufizuar, nëse ka nevojë.

I quajtur Aktiviteti juaj (Your Activity), opsioni është i çasshëm në menunë e sipërme të djathtë ku mund të shihni sa kohë keni shpenzuar në aplikacion mesatarisht, si dhe sa jeni duke e përdorur atë çdo ditë.

Ka gjithashtu mundësi për të kufizuar përdorimin tuaj, ku mund të caktoni një limit ditor të kohës dhe Instagram do t’ju njoftojë nëse e keni arritur atë.

Sapo të keni arritur kohën e parashikuar, do të shfaqet një kuti dialogu që t’ju tregoj se e keni goditur limitin tuaj, me opsionin për të klikuar OK ose për të redaktuar limitin në mënyrë që të vazhdoni me përdorimin e pandalshëm.

Ky tipar u zbulua për herë të parë në qershor, dhe një muaj më vonë u konfirmua se do të vinte në Facebook dhe Instagram. /Telegrafi/ 

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)