LAJMI I FUNDIT:

Acer lanson laptopët Switch V2-in-1

Acer lanson laptopët Switch V2-in-1

Acer ka shfaqur një linjë të re të laptopëve të quajtur Switch V2-in-1 për studentët me bugjet të limituar.


Acer Switch V 10 vjen me kornizë të metalt dhe ekran të madhësisë 10 inç dhe të ndërtuar nga Gorilla Glass.

Një risi e veçantë në laptopat Switch është edhe mundësia e rrotullimit të ekranit në 360 shkallë.

Në brendësi, laptopët e ri nga Acer sjellin procesorin katër-bërthamësh nga Intel, hapësirë të brendshme me alternative prej 32 dhe 64 GB.

Në ndërkohë, pjesa e tastierës ka mundësi integrimi të hapësirës deri në 500 GB.

Switch V 10 do të hyjnë në treg gjatë muajve në vijim në disa llojë të ngjyrave me çmim startues prej 249 dollarëve.

Nëse ky çmim është i shtrenjtë për juve, eksizton edhe versioni Switch One 10 i cili vie me çmim prej 199 dollarëve.