LAJMI I FUNDIT:

Abrashi i reagon Hotit: Ekziston një trase e gazsjellësit në Kosovë

Abrashi i reagon Hotit: Ekziston një trase e gazsjellësit në Kosovë

Kandidati për Deputet dhe Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, thotë se kundërshtarët e Ramush Haradinajt për Kryeministër, dalin të mos jenë në dijeni për potencialet që ka Kosova.

Gazmend Abrashi ka marrë shkas nga deklarimet e Avdullah Hotit, i cili kishte premtuar ndërtimin e një traseje për gazsjellës.


Nënkryetari i AAK-së thotë se kjo ide për gazsjellësin në Kosovë është marrë nga programi i AAK-së për zhvillim dhe projekte afatgjate strategjike.

Madje, Kandidati i AAK-së për Deputet, Gazmend Abrashi tregon se Kosova ka një trase me gypa për gazsjellës, nga Prishtina deri në Shkup, por që nuk është funksionale, qysh në vitet e ’70-ta, kur edhe ishte ndërtuar.

“Traseja tashmë ekziston. Gypat e trasesë po dëmtohen nga mos dija dhe pakujdesia andaj duhet urgjent një reagim i Qeverisë që kjo trase të mbrohet dhe me projektin e Qeverisë Haradinaj të riparohet dhe ri-funksionalizimet”, shkruan në Facebook, Kandidati për Deputet dhe Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi.