LAJMI I FUNDIT:

Abrashi premton përkrahje të madhe për kulturën në Hajvali

Abrashi premton përkrahje të madhe për kulturën në Hajvali

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar të dielën Hajvalinë, konkretisht ansamblin e saj, ku për të rinjtë ka premtuar përkrahje shumë më të madhe gjatë qeverisjes së tij në katër vitet e ardhshme.

“Gjendemi në Hajvali dhe dua t’u falënderoj për ftesën, për punën që po e bëni dhe për aktivitetet në kulturë. Në Hajvali ka shumë talente, por në këtë ansambël gravitojnë edhe të rinjtë nga fshatrat përreth”, ka thënë Abrashi.


Sipas tij, mbi 200 të rinj që ushtrojnë këtu, për fat të keq nuk kanë mundur të shpalosin talentin e tyre për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeverisja në largim e komunës së Prishtinës.

“Prandaj, ne kemi plane konkrete për përkrahje të këtyre talenteve. Shumë shpejt do ta ndërtojmë Shtëpinë e Kulturës në Hajvali, në mënyrë që të gjithë artistët dhe krijuesit e Hajvalisë dhe ata përreth saj të zhvillojnë aktivitetin e tyre”, ka thënë Abrashi.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka premtuar se për Hajvalinë do të bëhet edhe shumë më tepër, por për projektet tjera do të flitet në takimet e ardhshme me banorët e kësaj pjese të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Azia
Kalo në kategori