LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Borxhi ndaj ujësjellësit arrin në 40 milionë euro, mbledhja e tyre do të bëhet me përmbarues privat

Abdullahu: Borxhi ndaj ujësjellësit arrin në 40 milionë euro, mbledhja e tyre do të bëhet me përmbarues privat

Drejtori ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se borxhi i konsumatorëve që nga paslufta ka arritur në 40 milionë euro.

Abdullahu paralajmëron se mbledhja e këtyre borxheve do të bëhet me përmbarues privat.

“Ne nuk i dëshirojmë këto masa, por është që konsumatori të mos pret që të vijë në atë situatë. Për sa i përket borxheve, janë aty rreth 40 milionë euro të grumbulluara që nga paslufta. Pas faljes së borxheve dhe riprogramimeve, por ajo që është më e keqe se konsumatorët që kanë përfituar nga falja e borxheve dhe kanë bërë një marrëveshje që pjesa tjetër me këste të paguhet, ata nuk janë përmbajtur dhe jemi të detyruar t’i marrim edhe hapat tjera që të shkojmë me përmbarime”, paralajmëron Abdullahu.

Ai thotë se për rastet sociale do të trajtohen me kujdes.

“Ne si qytetarë mund të shohim se faturat e KEDS-it mund të jetë dy apo tri të fundit, ndërsa faturat e ujësjellësit janë me dhjetëra apo me vite të papaguara. Deri sa e paguajmë një shërbim, pse mos ta paguajmë edhe një tjetër. Prandaj, kjo situatë na ka sjellë që të jetë edhe një vetëdijesim që mos të lidhen grumbullime të faturave dhe të bëhet pagesa në kohë. Pra, kjo na ka sjellë që t’i marrim këto masa ligjore për konsumatorët. Neve nuk na vjen mirë për rastet sociale apo me të ardhura të pakta, atëherë do t’i trajtojmë me kujdes. Nuk do të tolerohen bizneset apo njerëz me të ardhura mujore që nuk paguajnë dhe të kenë borxhe”, tregon ai.

Drejtori i ujësjellësit: Po rritet keqpërdorimi i ujit të pijshëm
Lexo po ashtu Drejtori i ujësjellësit: Po rritet keqpërdorimi i ujit të pijshëm

Në këtë intervistë, Abdullahu ka folur dhe keqpërdorimin e ujit të pijshëm. /Telegrafi/