Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në një takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Abdixhiku në një postim në Facebook, ka shkruar se ishte nderë që të takonte kryeparlamentaren Osmani, të cilën njëherësh e falënderoj edhe për mbështetjen e saj në luftimin e pandemisë COVID-19.


“Sot pata nderin të pres në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. E falënderova për interesin dhe për mbështetjen që ajo dhe Kuvendi po i japin angazhimit tonë institucional në përpjekjen e përbashkët kundër pandemisë”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Sot pata nderin të pres në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. E falenderova për...

Posted by Lumir Abdixhiku on Wednesday, April 8, 2020