LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lumir Abdixhiku, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht me ndarjen e votës shqiptare.

Abdixhiku theksoi mundësinë që është humbur për arritjen e një “rezultati historik” nëse shqiptarët do të kishin qëndruar të bashkuar pas një kandidati të përbashkët.


“Shqiptarët patën një shans të artë për të hyrë në balotazh si një forcë e bashkuar politike, por kjo mundësi u shpërdorua për shkak të ndasive dhe influencave të jashtme,” deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku shprehu gjithashtu shqetësimin e tij mbi ndikimin që ai beson se Qeveria e Kosovës ka pasur në këtë proces.

Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti dhe tërë aparatit qeveritar për një qasje populiste dhe për ndërhyrje aktive që sipas tij, ka kontribuar në përçarjen e votuesve shqiptarë.

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Lexo po ashtu Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

“U bë një përpjekje e qartë institucionale për të influencuar rezultatet e zgjedhjeve, jo për të bashkuar, por për të përçarë akoma më shumë,” shtoi Abdixhiku, duke bërë thirrje për një politikë më unifikuese dhe bashkëpunuese nga Kosova ndaj shqiptarëve në rajon.

Ndërsa dërgoi urimet e tij për fituesit e zgjedhjeve, të cilët sipas Abdixhikut ruajtën maturinë përballë “sulmeve institucionale” nga Kosova, ai u bëri thirrje humbësve të reflektojnë mbi përfaqësimin e tyre dhe rolin që kanë luajtur në këtë proces zgjedhor.

“Në fund të ditës, është e rëndësishme që Kosova të veprojë si një faktor unifikues në arenën shqiptare”.

“Dhe në këtë frymë, LDK do të angazhohet të rikuperojë përplasjet dhe të ndërtojë ura të bashkëpunimit me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri dhe Luginë me përgjegjësi dhe dedikim”, përfundoi Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori