Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës ku presidente u zgjedh Vjosa Osmani, tha se procesi ishte demokratik.

Abdixhiku u shpreh se LDK tash e tutje do të vazhdoj rolin e saj opozitar.


“Tani kemi një presidente të vendit, i urojmë shëndet dhe shpresojmë që e njëjta do të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit dhe duke i konsultuar të gjitha partitë  dhe të lë një shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme.

LDK në këtë moment e tutje pas stabilitetit të krijuar në vend do të vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti absolut”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku me të përfunduar fjalën e saj Osmani si Presidente, është ngritur dhe e ka përshëndetur duke i uruar kështu edhe pozitën e saj të re. /Telegrafi/

169092370 782924262352871 3403179160081779712 n