LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Rreshtimi kundër udhëzimeve të SHBA-së, një aventurë e rrezikshme për Kosovën

Abdixhiku: Rreshtimi kundër udhëzimeve të SHBA-së, një aventurë e rrezikshme për Kosovën

Deputeti  i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikën (SHBA), nuk është as patriotik dhe as në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ky pozicionim është një aventurë e rrezikshme politike, me fund sipas tij, të paparashikueshëm për Republikën.


“Veprimet dhe qëllimet e PAN-it janë të qarta tashmë. Ato, sikurse tek liberalizimi, edhe tek Gjykata – prodhojnë veçse izolim për vendin tonë. Por izolimi i vendit s’është brengë e vendimmarrësve tanë. Ata në fund të ditës janë në gjendje të shëtisin lirshëm e bëjnë luks nëpër qendrat më të shtrenjta evropiane. Por kjo tendencë duhet t’i mërzisë qytetarët tanë, dashamirët e Republikës. Kosova, fati i familjeve kosovare, s’mund të shërbejë si mall i pazareve të disa individëve. Izolimin e vendit duhet ta parandalojmë të gjithë. Kjo s’është betejë vetëm e LDK-së”, ka shtuar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kalo në kategori