Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se për interesa të disa individëve, që po kërkojnë me ngulm shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është vënë në rrezik raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe partnerët tjerë, të cilët këtë ndërmarrje e kanë cilësuar si thikë pas shpine.
Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se Kosova e ka pasur në obligimin e saj ndërkombëtar, themelimin e kësaj gjykate, duke shtuar se zhbërja e saj do të mund të na kthente në fuqi rezolutën 1244, duke krijuar argumente shtesë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës.
“Pozicioni jonë si LDK, është i qartë. E kemi thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë, por tash e kemi një obligim. Një situatë e tillë kërkon maturi prej institucioneve të Kosovës. Ne nëse duam mbështetje nga ndërkombëtarët, duhet ta dimë këtë punë si të harruar dhe se zhbërja e saj është e pamundshme”, ka shtuar Abdixhiku.
Sipas tij, çështja e liberalizimit të vizave, është në një ngërç, duke shtuar se përderisa kjo Qeveri është në pushtet, qytetarët do të mbesin të izoluar.
“Një qeveri që nuk artikulon idetë e veta edhe në parlament, nuk don të bëjë zgjidhje, por tenton të blejë kohë. Po punojmë vazhdimisht, por asnjë ndryshim nuk është deri më tani. Ne kemi dhënë qëndrimin tonë. Në momentin e parë që i ka votat për demarkacion kjo Qeveri, ne do ta votojmë. Nuk ka zgjidhje për të votuar demarkacionin aktual, sepse partitë e kësaj Qeverie kanë hedhur gaz dhe kanë krijuar trazira për këtë kauzë. Më parë mbajnë gjendjen në status – qou, se sa ta përpinë këtë fakt”, ka shtuar Abdixhiku.
Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri ka edhe njerëz të paditur, sepse sipas tij, edhe nëse ratifikohet demarkacioni, do të kemi një proces gati njëvjeçar derisa merret vendimi për liberalizim të vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTelevizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
SHBA "shuplakë" Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij
Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP