LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Partia në pushtet nuk beson në Kosovën shtet

Abdixhiku: Partia në pushtet nuk beson në Kosovën shtet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e meritojnë Kosovën ata që e quajnë të përkohshme.

Abdixhiku ka thënë se Kosova nuk është shtet i përkohshëm, por është shtet i plotë.


“Nuk guxojmë t’u themi fëmijëve që Kosova është shtet i përkohshëm. Partia në pushtet nuk beson në projektin e Kosovës. Partia në pushtet nuk beson që Kosova, shtet i pavarur dhe Sovran është projekt serioz. Kosova nuk është shtet i përkohshëm, është shtet i plotë”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK ka thënë se “duhet të sillemi patriot ndaj Republikës së Kosovës, fundja e kemi fituar me mund”.

“Unë jam pagues i rregullt i faturave. Unë jam familjar dhe rris familje në kushte të Kosovës. Fëmijët e mi shkollohen në Kosovë jo jashtë Kosovës, ne jetojmë në Kosovë. S’kemi shtëpi tjetër përveç Kosovës. S’kam pasaportë tjetër”, ka u shpreh Abdixhiku në ATV.

Ai shtoi se në tri vjetët e fundit me këtë qeveri, s’ka përmirësim të jetës së qytetarëve.

“Nuk ka barna për fëmijë, për tuberkuloz, sepse sistemi qendror nuk i furnizon. Ndani përgjysmë me fëmijë ato doza që i keni, kështu iu kanë thënë në një Qendër të Mjekësisë Familjare”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, propaganda e Qeverisë po dëshiron të na mbajë me debatin me Serbi, e jo në zhvillimin e vendit.

“Kryeministri e ka përmendur 148 herë fjalën Serbi, fjalën spital 7 herë dhe shkollë vetëm 4 herë”, ka thënë Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori