LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Nuk do të fillojnë projektet e reja infrastrukturore pa përfunduar ato që janë në proces

Abdixhiku: Nuk do të fillojnë projektet e reja infrastrukturore pa përfunduar ato që janë në proces

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku tha se nuk do të fillojnë projektet e reja infrastrukturore pa përfunduar ato që janë në proces.

Abdixhiku këto komente i ka bërë gjatë vizitës për mbikëqyrjen e punimeve në zgjerimin e rrugës Besi-Podujevë, përcjell Telegrafi.


“Ne e kemi diskutuar që kjo rrugë duhet të jetë prioritet. Ne në buxhetin e këtij viti do të ndajmë buxhet shtesë që të përfundoj kjo rrugë. Është e papranueshme që banorët e kësaj ane kanë mbetur të neglizhuar. Përveç rrugës në fjalë do të përfundojmë rrugët që aktualisht duke u punuar dhe nuk do të hapim projekte tjera deri sa të kryen këto projekte që janë në proces”, tha ai. /Telegrafi/