LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kosova sot është peng i arrogancës së pushtetit, LDK duhet t’iu prijë proceseve integruese

Abdixhiku: Kosova sot është peng i arrogancës së pushtetit, LDK duhet t’iu prijë proceseve integruese
Foto: Arkiv

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka nisur Konventën e saj programore, me moton “Lidhja për të ardhmen”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u shpreh se qëllimi i saj është hartimi i programit ideologjik dhe qeverisës të kësaj partie.

Para anëtarëve të LDK-së, udhëheqësi i tyre kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë guximi, derisa tha se shteti i Kosovës është peng i popullizmit dhe arrogancës së pushtetit.

Ndërsa për partinë që udhëheqë, Abdixhiku foli me lëvdata edhe për veprimtarinë në katër dekada të ekzistencës së LDK-së, shkruan kp.

“Kjo Konventë programore është thirrur me qëllim të hartimit të programit tonë ideologjik e qeverisës si element bazik i politikbërjes sonë dhe si platformë e komunikimit me qytetarë, profesionistë dhe grupet e interesit dhe së këndejmi dhënies së orientimeve e përgjigjeve ideologjike që LDK duhet t’i bëjë kohës. Në ditën e parë të punës do të diskutojmë mbi 6 shtylla programore tona… Do të flasim për të ardhmen e të djathtës së Kosovës, për politikën e jashtme në sferën e re gjeopolitike, për mërgatën tonë bashkëpunimin rajonal, do të flasim për zhvillimin ekonomik, arsimin e shëndetësinë, për shtetin, sigurinë, mirëqenien avancimin shoqëror siç do të flasim edhe për qeverisjes lokale ku LDK sot ka pushtet kryesor në Kosovë”, u shpreh Abdixhiku.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se kauzat e kësaj partie ishin për një shtet të lirë dhe sovran të integruar në BE dhe NATO me miqësi të përhershme me SHBA-të.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhku në hapjen e kësaj konvente programore ka hedhur kritika të ashpra karshi qeverisjes aktuale. Sipas tij Kosova udhëhiqet sot nga mosbesues të saj, dhe është e peng i popullizmit dhe arrogancës së pushtetit.

Abdixhiku po ashtu tha se jeta e qytetarëve të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e pasigurt, po aq sa, siç tha ai, është edhe e ardhmja evropiane.

“Republika e Kosovës udhëhiqet sot nga mosbesues të saj, ajo është peng i popullizmit, arrogancës së pushtetit dhe i kompetencës qeverisëse, jeta e qytetarëve tanë nuk ka qenë asnjëherë më e pasigurt siç është e pasigurt edhe e ardhmja integruese evropiane e Kosovës…

Mungesa e guximit vendimmarrës dhe mbi të gjitha mungesa e lidershipit në Kosovë për t’i prirë proceseve të mëdha transformuese e kanë vendosur Republikën tonë në anën e diskordancës jo rrallëherë me Perëndimin.

Kjo përballje po i jep Serbisë secilën ditë hapësirën e saj të avancojë në agjendat e veta e po i minon përpjekjet dhe perspektivën euroatlantike të ndërtuara në dekada. Kjo qeveri popullsite as nuk ka vizion e as nuk ka ide sesi do ta përmbyllë procesin e dialogut në krahë me aleatët tanë ndërkombëtar. Ajo nuk po tregon vullnet që të udhëtojë së bashku me partnerët tanë në njërën anë e të mbrojë integritetin, sovranin dhe rendin kushtetueses të Kosovës në anën tjetër”, tha ai.

Kryetari i LDK-së thotë se qeveria popullsite që po udhëheq me Kosovën ka zgjedhur më të lehtën dhe më të dëmshmen braktisjen e dialogut dhe interesave të Kosovës.

“Qeveria popullsite ka zgjedhur më të lehtën por njëkohësisht më të dëmshmen, braktisjen e dialogut dhe me këtë braktisjen e interesave të Kosovës sepse sot që ta kemi të qartë nuk ka gjë më të dëmshme sesa ‘status quo’ integruese e Kosovës, mbetja jonë në vend në kohë të tërmeteve politike e pozitive në kontinent është regres.

Ne duhet të shfrytëzojmë momentin e ri historik të unifikimit perëndimor për të mbyllur çështjet tona integruese dhe dialogun për njohje të ndërsjellë si mjet i realizimit të këtij integrimi ta përfundojmë. Duhet guxim për ta bërë një gjë të tillë duhet vendimmarrje, e për ta bërë një gjë të tillë duhet besim i fortë në aleatët tanë SHBA dhe Evropë, të tillë besim, të tillë guxim LDK ka pasur gjithmonë”, u shpreh ai.

Ai tutje ka thënë se qeverisjes aktuale të Kosovës si LDK do t’i përgjigjen jo duke i imituar ata, sepse LDK nuk është sikur partia në pushtet.

Kurse, u shpreh se shtyllat udhëzuese të pandryshueshme për këtë parti mbesin anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE.

Para të pranishmëve, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se do të angazhohen për politika ekonomike të qendrës së djathë me synim të rritjes së kapitalit privat në ndërmarrje publike e qendrore, aparat të reduktuar shtetëror në ekonomi dhe rol të shtuar të shtetit në rregullator monopolesh e shtim të konkurrueshmërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori