LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Konsul lind, s’bëhesh

Abdixhiku: Konsul lind, s’bëhesh

Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi raportimit të disa mediave se djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

Abdixhiku ka ironizuar me emërimin e djalit të deputetit Shala në këtë pozitë, duke shkruar se konsul lind dhe nuk bëhesh, transmeton Telegrafi.


“Konsul lind, s’bëhesh. Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder. Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka pohuar ai përmes një postimi në Facebook.

Për emërimin e Flakron Shalës ka reaguar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili ka thënë emërimi i tij ka të bëjë me votën e deputeti Shala për formimin e Qeverisë Hoti.

Djali Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë, Miftaraj: Sa do t'i kushtojë Kosovës gjygymi i çajit që e ka pi Thaçi te Haxhiu?
Lexo po ashtu Djali Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë, Miftaraj: Sa do t'i kushtojë Kosovës gjygymi i çajit që e ka pi Thaçi te Haxhiu?

“Një matematikë e thjeshtë. Paga e konsullit nëse nuk gaboj është 3200 euro në muaj. Mandati është tre vite, që nënkupton 115.200 e vetëm pagë. I paguhet qiraja e banesës, që minimum do të jetë le të themi 700 euro në muaj. Mbi 25.000 euro. Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjatë qëndrimit në misionin diplomatik për tre vite së paku 20.000 euro. 115,200 paga, 25.000 qiraja, 20.000 shpenzime tjera. 160.200 euro totali”, kishte deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori