LAJMI I FUNDIT:

Djali Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë, Miftaraj: Sa do t’i kushtojë Kosovës gjygymi i çajit që e ka pi Thaçi te Haxhiu?

Djali Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë, Miftaraj: Sa do t’i kushtojë Kosovës gjygymi i çajit që e ka pi Thaçi te Haxhiu?

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas raportimit të disa mediave se djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

Miftaraj, ka kujtuar kohën kur Shala kishte votuar pro formimit të Qeverisë Hoti, pas vizitës që i kishte bërë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas tij, vizita e Thaçit dhe Haradinajt tek familja e Shalës do të kushtojë mjaft shumë, transmeton Telegrafi.


“Sa kushton një gjygym çaj për një katundar në Drenicë, Llap apo Vushtrri për një familje katër anëtaresh, duke përfshi sheqerin dhe nga një copë limon? Maksimumi 2 euro. Sa do të na kushtojë neve popullit të Kosovës, gjygymi i çajit që e ka pi Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala në Malishevë”, ka shkruar ai.

Më tej, Miftaraj ka shkruar se përfitimet që do t’i ketë djali i Haxhi Shalës do të jenë të shumta.

“Një matematikë e thjeshtë. Paga e konsullit nëse nuk gaboj është 3200 euro në muaj. Mandati është tre vite, që nënkupton 115.200 e vetëm pagë. I paguhet qiraja e banesës, që minimum do të jetë le të themi 700 euro në muaj. Mbi 25.000 euro. Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjatë qëndrimit në misionin diplomatik për tre vite së paku 20.000 euro. 115,200 paga, 25.000 qiraja, 20.000 shpenzime tjera. 160.200 euro totali”, thotë Miftaraj.

Theksojmë se vota e deputetit Haxha Shala ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti, ai publikisht kishte pranuar se ka ndryshuar mendim për votën e tij pas vizitës së ish-presidentit Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori